100 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit u është miratuar kërkesa për t’u regjistruar si votues në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Sipas KQZ janë 100 mijë zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa, që prej datës 11 janar kur edhe nisi procesi i regjistrimit.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në PER, në mënyrë që të kenë mundësi për të votuar nga vendi ku jetojnë.
“Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe krijo mundësinë tënde për të votuar nga vendqëndrimi yt. Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë! Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025″, shkruan Celibashi.