Votimi në Burgun e Durrësit/ Komisioni i Zgjedhjeve konfirmon rezultatin: Aty ku ndodhen Veliaj, Beqaj, Koka dhe Bllako, fiton PS

Në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që ishin të regjistruar në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Dy të dënuar nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të institucionit gjatë zhvillimit të votimit.

Sipas informacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total janë përdorur 198 fletë votimi, përfshirë edhe 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, të cilët ushtruan të drejtën e votës brenda qendrës së tyre të caktuar.

Edhe pse lista e zgjedhësve përfshinte vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre të votimit u pranua pas verifikimeve të nevojshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Votues në qendrën e votimit në burgun e Durrësit, janë edhe Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.

Rezultatet përkatëse janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS) 148 vota,

Partia Demokratike (PD) 34 vota,

Nisma 1 votë,

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë,

Lëvizja Atdheu 1 votë.


Shtuar 13.05.2025 12:03