Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në këtë institucion, ndërsa 75 prej tyre kanë votuar pro. Biba ka marrë 75 vota pro, 0 abstenim dhe 5 kundër.
Projektligjet në rendin e ditës kanë marrë 80 vota pro. Ndërsa projekligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, i propozuar nga deputeti demokrat Klevis Balliu është rrëzuar.
Të lidhura
None found
Votimi në Kuvend
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”.
VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
VOTIMI: 80 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.
VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 2 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
VOTIMI: 78 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”. (Nismë e Klevis Balliut)
VOTIMI: 4 pro, 0 abstenim, 79 kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”
Eldian Balla– 3 pro, 5 abstenim, 71 kundër
Denar Biba– 75 pro, 0 abstenim, 5 kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”
Diana Dervishi– 74 pro, 4 abstenim, 1 kundër.
