Votimi i ndryshimeve në qeveri, Bardhi: Problemi nuk është kabineti, por Rama

Pas votimit në Kuvend të dekretit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave, Gazment Bardhi u shpreh se ndryshimet në qeveri janë bërë pa dhënë asnjë arsye dhe sqarim.

Më tej, në prononcimin për mediat, Bardhi deklaroi se “ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës”, ndërsa shtoi se “kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar”.

“Ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi sqarim publik përse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi Samitin e Berlinit, presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Sa i përket emërimeve nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër, njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës. Problemi nuk janë anëtarët e kabinetit, por Rama”, tha kreu i Grupit të PD.

 


Shtuar 11.09.2023 15:00