Partia Demokratike ditën e sotme ka ngritur akuza të herëpasherëshme lidhur me parregullsitë në procesin e votimit, të regjistruara në disa qendra votimi.
Sipas Partisë Demokratike, situata problematike është edhe në Vorë, ku janë parë raste të votimit familjar, gjë që është e ndaluar nga kodi zgjedhor.
Pas ankesave, në Vorë ka mbërritur vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie.
Sipas burimeve nga PD, një prez qendrave të votimit që ka pasur votim familjar, është QV 1554 në Kuç.
Sipas PD, votuesit janë udhëzuar për këtë të votojnë nga të afërm të tyre.
Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar një foto ku shihet votimi familjar në këtë Bashki, ku shihet djali me nënën, në qendrën e votimit nr. 1553 në Picar./albeu.com/