“Votat u morën me klering nga PS”, Bido i përgjigjet Mitros: Shpifje! Bëra zero premtime në fushatë

Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro debatoi me deputetin e ri të PS-së, Ardit Bido në emisionin “Të Paekspozuarit” për fitoren e 83 mandateve të PS-së, ndërsa shumica e shqiptarëvve zgjodhën që të mos e kenë ata të drejtën e votës, por të zgjedhë partia për ata, me një mekanizëm shumë të sofistikuar dhe flagrant dhe se votat u morën me klering jo me ndonjë program. Por Bido e akuzoi për shpifje, sepse ka bërë zero premtime në fushatë.

Pjesë nga biseda:
Mitro: Edhe raporti i OSBE/ODIHR tha se zgjedhjet e vitit 2025 nuk ishin më mirë se zgjedhjet e vitit 2021. Shumica e shqiptarëvve që zoti Bido thotë se votuan PS-në, zgjodhën që të mos e kenë ata të drejtën e votës, por të zgjedhë partia për ata, se si duhet të zgjedhin ata, me një mekanizëm shumë të sofistikuar dhe flagrant. Votat u morën me klering jo me ndonjë program. Zoti Bido dhe të tjerët që kandiduan elektoratit të tyre u kanë premtuar zgjidhjen e problemeve të ndryshme personale.

Bido: Është gënjeshtër.

Mitro: Zoti Bido dhe kolegët e tjerë të tij e dinë këtë.

Bido: Kjo është gënjeshtër.

Mitro: Të lutem të mbaroj.

Bido: Por jo me gënjeshtër, sepse duhet të thuash rastet.

Mitro: Atë e zgjedh publiku.

Bido: Ku? Flitet me raste. Kjo është shpifje nga ato që ndodhin nëpër tavolina.

Mitro: E dimë shumë mirë se cila është Shqipëria reale dhe lista përballë kamerave.

Bido: Po thuaje. Përgjithësimi, çfarë kuptimi ka?

Mitro: Fitorja e 83 mandateve na tregoi që shumica e shqiptarëve zgjodhën një “monarki” dhe kishte përballë një “monarki” tjetër, një njeri që sundon një parti politike për vite me radhë. PS-ja ia arriti që ta kthejë edhe opozitën në pjesë të administratës publike. Pamë një opozitë më shumë të interesuar për të zënë një “vend pune” si deputet, një punë në shtet, se sa një alternativë bindëse.

Bido: Çfarë kam thënë unë e dini ju? Unë kam bërë zero premtime gjatë fushatës, zero.

Rakipi: Ka bërë partia juaj.

Bido: Po thotë për premtime individuale, do të vë në punë, do të zgjidh legalizimet.

Mitro: Po, po, keni bërë.

Bido: Kjo është shpifje.

Mitro: E vlerëson publiku që na ndjek, njerëzit që kanë votuar më 11 maj.

Bido: Njerëzit që kam takuar unë në Konispol, Sarandë, Vlorë, thonë se Leonard Mitro mashtron.

Mitro: Këtë e thoni ju.

Bido: Kjo është bindja ime se themi çdo broçkull nga zyra dhe pastja themi e gjykon publiku.

Mitro: ka një raport shumë të zhdrejtë mes fitores tuaj dhe pakënaqësinë që ka publiku.


Shtuar 5.06.2025 23:36

Tags: ,