Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehet: “Asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt. Ndaj për këtë arsye, komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark.
Ky numërim, përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.