Votat e Diasporës/ Mbeten edhe 49,448 zarfa të panumëruara, KQZ merr sot vendimin për votat e Greqisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të marrë sot vendim për votat e diasporës së Greqisë, e cila ka krijuar probleme në procesin e numërimit.

Për këtë arsye, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga Parku Olimpik, me përjashtim të medias dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në vendimin e ditës së djeshme (15 maj), KQZ thotë se ka anuluar akreditimin e të gjithë vëzhguesve në vendin e numërimit (Parku Olimpik) me përjashtim të atyre ndërkombëtarë.

(Organizatat e shoqërisë civile, duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00 e datës 16 maj.

Kërkesat për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike pranë KQZ, duhet të paraqiten jo më vonë se ora 24:00”, thuhet në vendimin e KQZ.


Shtuar 16.05.2025 08:31