“Vota është përgjegjësi”, Balla thumba opozitës: Të shikosh fajin te kundërshtari dhe jo te vetja është çmenduri

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla deklaroi sot nga salla e Kuvendit se PS do ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve pasi fitoi shumicën dërrmuese të bashkive më 14 maj.

Balla: Humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe nuk e bën analizën te vetja për të parë se cfarë ka bërë gabim. Kjo është cmenduri. E kemi nisur seancën plenare me dy investime shumë të rëndësishme. E para është ura mbi Bunë që lidh Shkorën me Ulqinin dhe i jep Shkodrës një qasje të re ekonomike. Fitorja në Shkodër na bën të ndjehemi shumë përgjegjës për punën që na pret përpara. Pika tjetër lidhet me një marrëveshje me qeverinë gjermane. Pothuajse të gjitha qarqet kanë akses në këtë marrëveshje të re për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Mendoj se e kemi nisur këtë seancë të parë me dy projketligje të rëndësishme dhe apeli im edhe pse opozita duket se e filloi punën me këtë lloj bojkoti, të pranueshëm pas rezultatit që mori në zgjedhje, thirrja ime është që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend.

Balla theksoi se mazhoranca është e gatshme të vijojë bashkëpunimin me opozitën për çëshjte me rëndësi dhe i kërkoi poozitës që t’i rikthehet punës. Në fund Balla theksoi se i pret shumë punë përpara.

/Albeu.com.


Shtuar 18.05.2023 11:02