Procesi i votimit në Shqipëri ka përfunduar prej orës 19:00, ndërsa rezultatet e para po dalin. Në bashkinë e Vorës janë numëruar 100% të kutive.
Blerim Shera nga Partia Socialsite fitoi bashkinë, ai mori 73.52% të votave, ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 26.48 % vota.
Por si janë ndarë votat në Këshillin Bashkiak?
Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 50.28 për qind të votave duke siguruar 13 këshilltarë, koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 15.3% të votave duke siguruar vetëm 4 këshilltarë, Partia Agrara Ambjenatilte e Shqipërisë 7.52%, pra 2 këshilltarë, Partia Republikane Shqiptare 5.80% të votave,1 këshilltar dhe Fryma e Re Demokratike , 6.87% të votave, 1 këshilltar.