Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Kievin dhe do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të martën.
“Ajo do të riafirmojë mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ukrainën”, tha zëdhënësi i saj.
Vizita e saj vjen në Ditën e Evropës dhe në ditën kur Rusia feston Ditën e Fitores – një festë e madhe ruse që shënon përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Kjo do të jetë vizita e dytë për presidenten e KE në Ukrainë që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar.