Von Der Leyen: Japim paketë për energjinë me vlerë 1 mld euro grante, miratohet në dhjetor

Ditën e sotme liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Gjatë konferencës për shtyp presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar se Komisioni do të japë një paketë të konsiderueshme ndihmese për energjinë me një vlerë 1 mld grante ku pjesa e parë do të jetë 500 milion e cila do të miratohet në dhjetor dhe do të vihet ne dispozicion në janar.

Ursula Von Der Leyen: Drejtimi është procesi i Berlinit, ne po përballemi me shumë sfida, si dhe me pushtimin e Rusisë. Sa më shumë të zgjasë kjo aq më shumë do luftojmë ne. Në këtë sfond kemi diskutuar pasojat që ka lufta dhe kjo shënjoi një hap të rëndësishëm. Jemi të bashkuar sa i përket objektivave që ne kemi. Komisioni do të japë paketë konsiderueshme për energjinë për BP, 1 mld euro në grante, pjesa e parë është 500 mln, Kjo paketë do të miratohet në dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në janar. Ne ftojmë që anëtarët e BP të bashkohen me ne në mënyrë që të jenë pjesë e platformës së përbashkët. Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike për të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE./albeu.com