Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një sukses.
Komentet ajo i bëri duke folur në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po zhvillohet në Slloveni.
Sipas saj BE po punon për të investuar në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një sukses, për të ndalur qeveritë autokratike dhe për të vijuar demokracinë.
“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, tha Ursula von der Leyen./albeu.com/