Gjatë vizitës së Presidentes së Komisioni Evropian në Shqipëri, ajo ka dhënë dhe një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar ku ka theksuar se do të japë një mbështetje prej 80 milion euro grante për Shqipërinë.
Ndërsa ka shtuar se do të ketë dhe një mbështetje tjetër prej 500 mln euro grante por kjo mbas janarit të vitit 2023 për Ballkanin Perëndimor.
Von der Layen: Është kënaqësi. Kanë ndodhur shumë gjera deri tek vizita ime e fundit. Unë jam shumë e kënaqur që ju keni nisur negociatat me Be. Ky është një rezultat i arritur nga ju dhe populli shqiptar, gjithashtu ju keni mbajtur një qëndrim shumë të mirë për hapjen e këtyre negociatave. Shembullore është të shohim sesi Shqipëria ka mbrojtur rregullat e OKB. Shqipëria po ec përpara, raporti i fundit i zgjerimit ka treguar se çfarë përparimi po bën Shqipëria. Ju keni fituar një proces partiak dhe kjo është mënyra më e duhur. Ju keni marrë masa për gjithë përfshirjen e të gjithëve në këtë luftë ekonomike. Rusia po shkel çdo kartë të OKLB , ne ndjejmë se ajo o manipulon tregjet dhe kjo ka ndikuar në të gjithë ekonominë gjithëpërfshirëse të vendeve.
Ne jemi pjesë e një unioni dhe ne po bëjmë një paketë energjetike. 80 milion euro grante mbështetje për Shqipërinë. Pjesa e dyte do të vijë pas janarit 500 milion euro grante në infrastrukturën e energjisë që do të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ne duhet të investojmë në energjinë e rinovueshme. Impianti lundrues diellor tek Vau i Dejës, hidrocentralit të Fierzës, si dhe rinovime tek Qyteti studenti. Shqipëria duhet të jetë krenare për arritjet e saj. Jeni në rrugën drejt OKB dhe ju uroj urime dhe për mbledhjen e OKB më datën 6 nëntor./albeu.com