Vodhi monopatinën te sheshi ‘Skënderbej’, 36-vjeçari përfundon në spital. Gjatë arratisjes u përplas me një makinë

Një 36-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi duke lëvizur me një monopatinë elektrike është përplasur me një makinë tip “Range Rover”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se përpara se të ndodhte aksidenti 36-vjeçari dyshohet se kishte vjedhur monopatinën elektrike te sheshi “Shkënderbej”.

Më pas duke u larguar me monopatinë, ai është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin M. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej”.

Më pas duke u larguar me monopatinë, është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M. Si pasojë 36-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.


Shtuar 14.12.2024 17:48