Policia e Laçit, ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi tentoi të vidhte një automjet tip “Lancia” që ishte parkuar poshtë një pallati.
Në pranga ka rënë G.N, banues në Laç. Siç shihet nga pamjet e sigurisë, 40-vjeçari ka vjedhur pasi është siguruar se nuk kishte persona përreth, ka vjedhur automjetin dhe është larguar në drejtim të një tjetër qyteti me qëllim që ta shiste.
Por në momentin që pa se po ndiqej nga policia, braktisi automjetin dhe u largua me vrap duke përfituar nga errësira.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa orësh. Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.