Vodhën dyer, dritare dhe miliona lekë, arrestohen hajdutët e banesave në Belsh

Kanë rënë në prangat e policisë hajdutët e disa banesave në Belsh.

Sipas policisisë në pragma kanë rënë tre persona, Aleks Kullolli, 22 vjeç, banues në Belsh, Emiliano Meco, 40 vjeç të dhe Luan Nezha 49 vjeç, të dy banues më Lushnjë.

Të arrestuarit janë autorë të tre vjedhjeve në Belsh. Ata kanë vjedhur në total 4 milionë lekë të reja ngga tre banesat, si edhe dyer e dritare.

Vjedhjet qe kanë kryer autorët:

-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;
-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;
-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.
Njoftimi Policisë

‘Cërrik/Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhën në 3 banesa të ndryshme, në Belsh, rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje, kapen dhe arrestohen 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ata të Stacionit të Policisë Belsh, si rezultat i administrimit me përparësi dhe të menjëhershëm të disa kallëzimeve, për vjedhje në banesa, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.

Si rezultat i operacionit u zbardhën 3 vjedhje për të cilat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht:

-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;
-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;
-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 10:04