Foto ilustruese
Ditën e sotme policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 5 të rinjve, të cilët kishin vjedhur 2 lopë të Universitetit Bujqësor në Tirnë.
Shtetasit F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftim policie
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje.
Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:
– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️??️