Vodhi dy automjete luksoze, në pranga autori në Lushnjë

Është vënë në prangat e policisë autori i dytë i disa grabitjeve të makinave luksoze. Policia raporton se cilit u bë ndalimi i shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Dimal.
Disa ditë pas vjedhjes së automjeteve, Policia e Lushnjës ka ndaluar autorin tjetër të dyshuar, shtetasin A. Gj.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë (i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020), në datën 14.10.2020, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi I. Gj.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip “BMW”, në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni policor i koduar “Makinat luksoze”.

Vodhën dy automjete luksoze, Policia dokumenton ngjarjet dhe vë në pranga autorin e dytë.

Disa ditë pas vjedhjes së automjeteve, Policia e Lushnjës ka ndaluar autorin tjetër të dyshuar, shtetasin A. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të pronës, si edhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacion policor të koduar “Makinat luksoze”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Dimal.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë (i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020), në datën 14.10.2020, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi I. Gj.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip “BMW”, në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.

Vijon puna intensive për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 


Shtuar 12.04.2022 15:26