32 personat, të cilët u ndaluan nga policia me akuzën se kishin vjedhur materiale duke hyrë në shtëpitë e boshatisura nga tërmeti në Adana, janë arrestuar në Turqi.
Ekipet e Policisë në Adana kanë marrë masa pas informacionit se po ndodhte vjedhje nga banesat e evakuuara nga tërmeti.
Policia ka nisur patrullimin në lagjen Çukurova, ku ra tërmeti dhe qytetarët lanë banesat dhe u larguan.
32 të dyshuar janë dërguar në gjykatë pas marrjes së deklaratave të tyre dhe janë arrestuar./albeu.com