Vocaj udhëzim komisariateve në Tiranë: Mos i arrestoni përdoruesit e lëndëve narkotike, vetëm shoqërojini

Vocaj udhëzim komisariateve në Tiranë: Mos i arrestoni përdoruesit e lëndëve narkotike, vetëm shoqërojini

Menjëherë pas rastit të 27-vjeçarit, Jani Rustemaj që përfundoi në gjendje kome për shkak të mbidozës së metadonit, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj iu ka kërkuar strukturave të 6 komisariateve të kryeqytetit të mos arrestojnë persona të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike, por vetëm të shoqërohen.

Në raste të tilla, efektivët e policisë duhet t’i mbajnë nën mbikëqyrje përdoruesit e drogërave.

Ndërsa në momentin e shoqërimit të këtyre personave duhet të jetë i pranishëm edhe mjeku për të specifikuar gjendjen e të ndaluarit, ose për t’i dhënë ndihmën mjeksore.

Kujtojmë se i riu Jani Rustemaj u arrestua më 12 Prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletesh. Që prej 17 Prillit ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në gjendje kritike për jetën.


Shtuar 8.05.2023 16:35