Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, ka paralajmëruar një protestë më datë 18 qershor.
Protesta do të mbahet pasi sipas VMRO qeveria ka dështuar në përballimin e krizës ekonomike.
Lajmin nga VMRO e bënë të ditur pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv.
“VMRO-DPMNE më 18 qershor do të organizojë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshime dhe rënie të kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Në lidhje me vendimin në fjalë kanë reaguar nga LSDM. Nga partia në pushtet thonë se Mickoskit i duhen 1 muaj për të organizuar protestë ndërkaq theksojnë se çështja për zgjedhje të parakohshme është mbyllur.
Kuroni problemet e prostatës dhe përmirësoni ereksionin tuaj në dy ditë!
“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e Kuvendit dështuan, “bllokada aktive” iku, kështu që nga hapat e paprecedentë të paralajmëruar nga Hristijan Mickoski, atij i mbeti vetëm një muaj të organizojë protestë. Fakti që Mickoskit i duhet një muaj i tërë për të organizuar një protestë flet mjaftueshëm për problemet që ka për të mbajtur ulësen në selinë e VMRO-DPMNE-së. Protesta është një e drejtë demokratike dhe e garantuar me Kushtetutë, por çështja e zgjedhjeve është e mbyllur”, thonë nga LSDM./albeu.com/