VMRO: Duke i ikur referendumit, Kovaçevski i ikën popullit

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish e ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se frikësohet nga referendumi për negociatat me BE-në, gjegjësisht zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Nga VMRO thonë se referendumi është arritja më e madhe e demokracisë.

Të lidhura

None found

“Nëse Kovaçevski beson në vetvete dhe se kjo që po bën është e drejtë, do të kishte dalë në referendum. Por Kovaçevski e di se po bën tradhti dhe po bën bullgarizimin dhe asimilimin e popullit dhe për këtë po ikën nga referendumi”.

“Duke dashur të lërë pas vetes çështjen e referendumit, duke menduar se do të kalojë shpejt, ai bën deklarata që përçmojnë popullin dhe tregojnë fytyrën e tij të vërtetë. Kovaçevski punon vetëm në interes të qëndrimit një ditë më gjatë në pushtet. Të gjitha veprimet e tij që tani deri në ditën kur ai do të bjerë nga pushteti do të jenë vetëm për mbijetesën e zhveshur të pushtetit”, thonë nga VMRO./alsat


Shtuar më 1.08.2022 10:21

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş