Në kuadër të operacionit ‘Hill’, uniformat blu në Vlorë, kanë vënë në pranga një 61-vjeçar, pasi i janë gjetur armë në banesë.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Hill’, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.