Vlorë, 10 persona marrin ndihmë mjekësore në spital në ditën e parë të vitit 2024

Në ditën e parë të vitit 2024, dhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

Raportohet se ka pasur edhe raste të vogla, për shkak të konsumimit të alkoolit.

Mjeka Fabiola Spahiu, konfirmon se rastet kanë qenë të menaxhueshme, ndërsa personat kanë marrë ndihmë për shkak të alkoolit të tepërt.

Veç personave të paraqitur për shkak të problematikave me alkoolin, dy persona kanë mbërritur të dëmtuar për shkak të një konflikti mes tyre.


Shtuar 1.01.2024 10:50