Qyteti i Vlorës do të përballet me mungesën e ujit ditën e nesërme. Përmes një njoftimi, Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije se në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, nesër do të ketë mungesë të furnizimit me ujë.
Kjo pasi do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat: “Lungomare”, Lagjja “24 Maji” dhe Lagjja “1 Maji”.
Të lidhura
None found
Si rrjedhojë e kësaj, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra. Ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës.
NJOFTIMI PËR QYTETARËT E VLORËS
Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, ditën e martë, më 7 Prill do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat:
“Lungomare”
Lagjja “24 Maji”
Lagjja “1 Maji”
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët dhe bizneset se, në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, ditën e martë do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve.
Si rrjedhojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare:
“Uji i Ftohtë”
“Lungomare”
“10 Korriku”
“Kalaja”
“Jonufra”
Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës. Gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë, furnizimi do të vijojë normalisht.
