Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur e shumë të dashur, Yll Limani.
Ky veprim nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave shqiptarë, të cilët e kanë vënë re menjëherë ndryshimin në listën e ndjekësve të Ritës.
Shumë prej tyre kanë nisur të spekulojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve, që do të ishte një surprizë e madhe për publikun.
Rita Ora, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të re “All Natural”, duket se po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje skenës muzikore shqiptare.
Nga ana tjetër, Yll Limani është një nga emrat më të spikatur të muzikës moderne shqiptare, i njohur për vokalin e fuqishëm dhe projektet e tij të kuruara me detaje artistike.
Karriera e tij e qëndrueshme, performancat e mbushura me emocione dhe suksesi në trojet shqipfolëse duket se kanë tërhequr vëmendjen e Ritës, e cila gjithmonë ka treguar krenari për rrënjët e saj shqiptare.
Ky “follow” i papritur në Instagram ka ndezur rrjetin me pyetje e komente, ndërsa fansat shpresojnë se lidhja mes dy artistëve mund të shndërrohet në një bashkëpunim muzikor që do të pushtonte tregun shqiptar e ndërkombëtar.
