Vjeshta do të nisë me mbledhje në Dajt për kabinetin qeveritar. Mësohet se më 1 Shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.
Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Paraprakisht mësohet gjithashtu se mbledhja do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive dhe pritet gjithashtu që të bëhet plani për vitin zgjedhor.