Vjerra dhe nusja gjenden pa jetë në shtëpinë e tyre në Devoll

Në fshatin Progër, Devoll, janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre dy gra.

Policia njofton se rastin e konstatuar kryeplaku i fshatit.

Shtetaset F.B, rreth 60 vjeç dhe B.B, rreth 80 vjeç, nuse dhe vjerrë janë gjetur me shenja dhune në trup.

Policia ka ngritur pika kontrooli, ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com

 


Shtuar 5.03.2022 16:10