Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë, siç lajmëroi më herët, është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim të fundit, Rama ka shpërndarë disa foto në lidhje me takimin në Pallatin Mbretëror. Kreu i qeverisë zbulon se mes tyre është biseduar për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama.