Vizita e presidentit gjerman, Berisha: Ka mbështetur çlirimin e Kosovës, mirënjohje për përkujdesin ndaj Bujar Nishanit

Ish-kryeminsitri Sali Berisha është ndalur të flasë për mediat jashtë Kuvendit menjëherë pas përfundimit të fjalës së presidentit gjerman Stainmaier.

Berisha u shpreh se ai vjen nga një vend që ka ndihmuar Shqipërinë nga vitet 90, ndërsa po ashtu si ministër i jashtëm ka ndihmuar çlirimin e Kosvës.

Ai në fund shprehu mirënjohje në emër të PD për përkujdesin ndaj ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.

Pjesa nga fjala e Berishës:

Presidenti gjerman vjen këtu si kryetar shteti i një vendi që ka ndihmuar Shqipërinë që në vitet 90 me miliarda euro. Nga një vend që e ka mbështetur SHqipërinë për të vendosur demokracinë dhe ekonomine e tregut.

Si ministër i jashtëm ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës. Interesi i tij për shqiptarët ka qenë gjithmonë present.

Por unë kam një mirënjohje të veçantë, për kujdesin e tij njerëzor që tregoi për presidenin Bujar Nishani në momentet me kritike të jetës së tij. Në emër të PD i shpreh mirënjohjen më të thellë./albeu.com