Vizita e liderëve të BE-së në Ukrainë, priten bisedime të ashpra në takimin me dyer të mbyllura

Pasi liderët e BE-së mbërritën në Kiev, ata vizituan Irpin për të parë nga afër shkatërrimet e shkaktuara nga pushtimi rus. Por udhëheqësit e tre ekonomive më të mëdha të BE-së nuk mund të demonstrojnë asgjë tjetër përveç solidaritetit të plotë me partnerët e tyre ukrainas, shkruan BBC.

Por pas dyerve të mbyllura, mund të ketë diskutime të vështira. Një ndihmës i Presidentit Zelensky tha për mediat gjermane se ai ka frikë se treshja e lidërve do të ushtrojë presion mbi Ukrainën për të bërë lëshime për t’i dhënë fund luftës që filloi Putini.

Të lidhura

None found

Europa paraqiti një front të bashkuar në ditët e para të pushtimit, por mosmarrëveshja e fundit për bllokadën e gazit rus gjatë raundit të fundit të sanksioneve të BE-së po nxjerr në pah perspektiva të ndryshme dhe shqetësime politike dhe ekonomike në kryeqytete të ndryshme të BE-së.

Kjo përfshin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Disa vende, përfshirë Poloninë, duan një proces të përshpejtuar, por të tjerë janë të shqetësuar se mund të përshpejtohet proçesi i anëtarësimit si reformat në financa, sundimi i ligjit, korrupsioni.

Një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin në BE është “demokracia e qëndrueshme.” Lufta është në muajin e pestë të sulmit të një fqinji që dëshiron të zëvendësojë liderin e saj dhe të marrë territorin.

Dhe, si kurrë më parë, pikëpamjet e Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të kenë peshën më të madhe në këtë luftë.