Kuvendi po zhvillon sot seancë plenare ku për rreth 8 orë do të raportojnë institucionet e drejtësisë për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.
Por, para nisjes së raportimit të tyre, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal te vizita në Shqipëri e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.
Balla i bëri ftesë opozitës të marrin pjesë në ceremoninë e dekorimit të Klinton, nëse e konsiderojnë të rëndësishme dhe strategjike marrëdhënien mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Vizita e Klinton është e mirëseardhur dhe mendoj që e gjithë opozita që e konsideron marrëdhënine me SHBA strategjike duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot, ku kryeministri i vendit do të dekorojë Klinton për të gjitha konstributet. Jo vetëm për atë që lidhet me pavarësinë e Kosovës por dhe marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës. Mos u vetëpërjashtoni, është ceremoni e hapur, publike. Mos e refuzoni ftesën”, tha Balla./albeu.com