Vizita e Escobar në Tiranë, Yuri Kim: Thellojmë miqësinë bazuar në vlerat demokratike

Ditën e enjte, 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Yuri Kim përmes një postimi në Tëitter shkruan se vizita do të zhvillohet për thellimin e miqësisë mes dy vendeve bazuar në vlera demokratike si dhe do të diskutohet lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë 9 dhjetor për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashmte, Olta Xhaçka, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe të tjerë për të riafirmuar mbështetjen e palëkundur të  Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për integrimin në BE.

Bashkëpunim më i fortë në mbrojtje, mundësi për tregti dhe investime. Siç përshkruhet në Urdhrat Ekzekutive të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA-së për të luftuar: korrupsionin, mosndëshkimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kim./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 09:54