“Viza juaj mund të refuzohet nëse…”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët për aplikimet

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim në rrjete sociale, adresuar të gjithë të interesuarve për të aplikuar për vizë amerikane jo-emigruese.

Ambasada amerikane bën me dije se qytetarët shqiptarë mund ta bëjnë aplikimin onlinë, pa pasur nevojë për një agjent vizash.

Ndërkaq ambasada thekson se “nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj”.

Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.

Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.

Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas.


Shtuar 4.05.2025 19:28