Ditën e sotme u raportua se Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes që nisën në “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga vetë Vivien, e cila do të jetë e ftuara e rradhës në emisionin “Natën me Aulonën”.
Në promon e emisionit ajo dëgjohet teksa thotë: Nuk jam më me Getin. Ndoshta i nxituam pak gjërat.
Pritet që Vivien të flasë dhe për arsyet që i çuan në ndarje, por Deri atëherë, Kujtojmë se sipas Prive dyshja kanë pasur disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin gjë e cila ka sjellë më pas dhe ndarjen e tyre. Sipas burimeve shkak janë bërë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.