Vis Martinaj ka në dorë fatin e Rrumbullakut? Vrasje apo inskenim, gjithçka merr fund brenda 5 ditësh

Pas shkarkimit të Gledis Nanos dhe emërimit të Muhahet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama i dha këtij të fundit 100 ditë kohë për të zbardhur një nga ngjarjet më të përfolura që nga muaji gusht në vend, Ervis Martinaj është vrarë apo ka inskenuar zhdukjen?

Jemi 95 ditë nga fjalët e kryeministrit në konferencës e emërimit të Rrumbullakut më 7 shtator.

“U vra, s’u vra, ai që ishte i shumë kërkuar, cfarë nuk dëgjojnë njerëz, me luanë, bamirësa, oligarkë. Si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të krimit shqiptar.

Policia sot nuk di ta thotë, u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri duhet të sigurohet që dilema të marrë fund,” ishin fjalët e kryeministrit në 7 shtator, që duket se filloi dhe numërimi mbrapsht për drejtorin, Muhamet Rrumbullaku.

Tashmë kanë kaluar 95 ditë, por ende askush nuk ka folur.

Në ditët e para dukej se çështja ishte në rrugë të mbarë, pasi autoritet u shprehën se kishin disa prova dhe një pistë hetimi, por nuk thanë asgjë më shumë.

Sipas “ultimatumit” të kryeministrit, Rrumbullakut i ka mbetur dhe pak kohë që të tregojë në lidhje me çështjen ose mund të humbas detyrën, por kjo varet nga ata e që e emëruan sesa do të kujtojnë deklaratat që kanë dhënë./albeu.com