Virusi i Nilit Perëndimor, shënohen 3 vdekje dhe 21 raste të reja në Greqi

Në Greqi janë regjistruar 3 vdekje nga virusi i Nilit Perëndimor dhe 21 raste nga fillimi i periudhës 2023 deri më sot.

Gjatë javës së kaluar janë diagnostikuar10 raste të reja, sipas raportit javor epidemiologjik të EODY.

Janë duke u trajtuar 6 pacientë, nga të cilët 2 janë në ICU. Janë regjistruar 3 vdekje te pacientët me infeksion virusal të moshës mbi 78 vjeç.

Sipas EODY, raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë regjistruar në vendbanime në Njësitë Rajonale Larisa, Imathia, Selanik, Pella, Serres, Kardita dhe Kavala.

Konsiderohet e mundshme dhe pritet që në periudhën e ardhshme të diagnostikohen raste të tjera (dhe në funksion të ndërgjegjësimit të profesionistëve shëndetësorë).

Shpërthimet e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor ndodhin në shumë vende të botës, si dhe në shumë vende evropiane, çdo vit.

Në Bashkimin Evropian dhe në vendet fqinje, gjatë periudhës 2023, deri më 02.08.2023, përveç Greqisë, raste të infektimit me virusin DN janë shënuar edhe në Itali, Francë dhe Hungari.

Mbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes, përfundon EODY./Albeu.com. 


Shtuar 8.08.2023 15:17