Virusi doli nga laboratori në Wuhan? Kina denoncon SHBA pas rinisjes së hetimeve

Kina ka denoncuar përpjekjet e SHBA-ve për të hetuar më tej nëse Covid-19 kishte dalë nga një laborator kinez apo jo.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Presidenti i SHBA Joe Biden u ka bërë thirrje zyrtarëve të inteligjencës të “dyfishojnë” punën e tyre për të zbuluar sesi virusi u transmetua për herë të parë tek njerëzit, informon albeu.com.

Ministria e jashtme e Kinës akuzoi SHBA për “manipulim politik dhe zhvendosje faji”.

Ajo ka hedhur poshtë çdo lidhje midis Covid-19 dhe një laboratori kërkimesh virusesh në qytetin kinez Wuhan.

Covid-19 u zbulua për herë të parë në Ëuhan në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë, më shumë se 168 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe ka rreth 3.5 milion vdekje të raportuara, informon albeu.com.

Autoritetet lidhën rastet e hershme Covid me një treg të prodhimeve të detit në Wuhan, duke çuar shkencëtarët në teori se virusi u kishte kaluar njerëzve për herë të parë nga kafshët.

Por raportet e fundit të mediave amerikane kanë treguar prova në rritje se virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Kinë, ndoshta përmes një rrjedhje aksidentale./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 15:19