Nënvarianti i ri Ba5 i Omicron është në qarkullim edhe në vendin tonë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Silva Bino, e cila thotë se të gjitha të dhënat epidemiologjike flasin për praninë e këtij mutacioni, edhe pse ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga laboratorët e referencës.
Aktualisht, jemi vetëm në fillimin e valës nga nënvarianti Ba5. Bino thotë se piku i infektimeve pritet të arrihet në muajin gusht.
Shefja për sëmundjet infektive në ISHP rekomandon qytetarët që të kryejnë vaksinën anti-Covid para vjeshtës. Silva Bino ka sqaruar opinionin publik për sigurinë e vaksinave pas akuzave të kryetarit demokrat se ato po përdoren të skaduara: “Data e përdorimit të vaksinës është shtyrë me 3 muaj, 6 muaj dhe 9 muaj, sipas loteve të vaksinave, sipas zbatimit të Agjencisë Europiane të Barnave”.
Sipas të dhënave të deritanishme, nënvarianti Ba5 i Omicron ka shenja më të lehta se mutacionet e tjera, por nuk mungojnë rastet e rënda dhe humbjet e jetës.