Vila e resorte luksoze në Butrint? Margariti: Nuk do të ketë asnjë ndërtim

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, foli për debatet që po bëhen për çështjen e Butrintit, duke ripërsëritur se nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, nëse do zonë do të ndërtohen vila apo resorte luksoze, ministrja Margariti tha se do të ndërtohet vetëm një qendër vizitorësh.

Të lidhura

None found

“Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin.

Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve.

Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përvecse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.