Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.


Shtuar 23.12.2025 16:20