Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe kësaj të mërkurë vijon të jetë në pushtetin e flakëve.
Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë natës ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por u neturalizua shpejt nga zjarrfikësit.
Në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar.
Dy banesa te pabanuara në fshatin Kraps në Fier u dogjën dje si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën. Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje.
Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimë e pemë.
Ndërkohë u rrezikuan dhe banesat. Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Dy vatra zjarri u shfaqën gjithashtu në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. /albeu.com/