Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve/ Gazi lotsjellës përfundon edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, besimtarët izolohen brenda

Molotovët i protestuesve dhe gazi lotsjellës i përdorur nga policia duket se nuk i ka ndalur besimtarët që po falen në Xhaminë e Namazgjasë.

Siç shihet edhe nga pamjet ato vijojnë të falen ndërsa situata aty pranë, përpara Kuvendit, është e tensionuar pasi protestuesit e opozitës kanë hedhur molotovë drejt godinës.

Ndërsa policia ka përdorur gazlotsjellës për t’i larguar.


Shtuar 20.02.2026 20:29

Tags: ,