Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme.
Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të sotme për shuarjen e flakëve në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.
Vatrat vijonë aktive edhe në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshate dhe kanë djegur disa banesa.
Edhe në Tepelenë në zonën e Lekëlit flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.