Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK, SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për iranianin Bijan Polagrad, i akuzuar për terrorizëm.

Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar sipas organit të akuzës nga materiale e foto që i janë gjetur në celular.

Ai  akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, shume ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulmin terrorist./albeu.com


Shtuar 12.10.2022 10:50