Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, autor i dyshuar i 6 rasteve të vjedhjes s së biçikletave dhe monopatinave në kryeqytet.
Në kuadër te opracionit policor të koduar “Grab”, u bë arrestimi i shtetasit N. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Z., 43 vjeç dhe I. L., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi N. Z., gjatë 2 muajve të fundit, ka kryer 6 vjedhje të biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa shtetasit K. Z. dhe I. L. dyshohet se duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 51-vjeçarit, blinin mjetet e vjedhura.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi N. Z.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/