EMRAT/ Vidhnin bateri makinash, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim në Tiranë

Policia ka finalizuar operacionin “Bateristi” dhe ka vënë në pranga 2 shtetas, Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi, që vidhin bateri makinash si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Nga operacioni janë dokumetuar 6 vjedhje të baterive të makinave të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator

Të lidhura

None found

Gjithashtu janë sekuestruar 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.Vidhnin bateritë e automjeteve, ndalohen 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator. Sekuestrohen 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.09.2021 09:29