Filiali i një poste private është grabitur mbrëmjen e sotme në tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “5 Maji.”
Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit./Albeu.com/