Vidhet një biznes në Fier, grabitësit marrin një sasi të konsiderueshme parash

Në Fier, orët e para të mëngjesit të sotëm, është grabitur një biznes.

Policia bën me dije se në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marë një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marë një sasi parash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 08:42